Vendosni fjalën kyçe....

Biden vonon publikimin e informacioneve të klasifikuara mbi atentatin ndaj presidentit Kenedi


SHBA do e vonojë publikimin e të dhënave lidhur me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy dhe zyrtarët thonë se faji është pandemia COVID-19.

Lëvizja u njoftua në një memo të nënshkruar nga presidenti Joe Biden dhe të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të premten.

“Shtyrja e vazhdueshme e përkohshme është e nevojshme për të mbrojtur objektivat ushtarake, operacionet e inteligjencës, operacionet e zbatimit të ligjit ose sjelljes së marrëdhënieve me jashtë.” – shkroi Biden.

Në vitin 1992, Kongresi vendosi se ‘të gjitha të dhënat e qeverisë në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy duhet të zbulohet përfundimisht për t’i mundësuar publikut të informohet plotësisht për historinë që rrethon vrasjen. Akti i lejoi qeverisë të shtyjë lirimin e informacioneve në fjalë.

Këtë vit, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve vendosi që ‘për fat të keq, pandemia ka pasur një ndikim të rëndësishëm në agjencitë’ dhe NARA-s i duhej kohë shtesë për të hulumtuar materialin dhe ‘për të maksimizuar sasinë e informacionit të lëshuar’, thuhej më tej në memorandum.

Informacioni i ndjeshëm do dalë në dhjetor 2022 dhe materiali që tashmë është konsideruar ‘i përshtatshëm për publikim’, do të dalë më 15 dhjetor të këtij viti.