Vendosni fjalën kyçe....

Balla thumbon PD-në nga Fieri: Të tjerët s’kanë as parti por për fatin e keq s’kanë as lista reale


Drejtuesi Politik i Qarkut të Fierit, Taulant Balla ka zhvilluar disa takime në zonën e Roskovecit, me anëtarë të PS-së.

Por Balla nuk ka nguruar pa ironizuar Partinë Demokratike dhe përplasjen që po ndodh në kampin blu mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Balla thotë se PD-ka nuk ka as parti por për më tepër nuk kanë as lista reale për Kuvendin duke thumbuar se në kampin blu ka një çorganizimin.

Zhvilluam takime në Kurjan, Kuman, Strumë dhe Roskovec me strukturat e Partisë Socialiste. Ne e kemi partinë e duhur dhe duhet të vazhdojmë ta përsosim atë në aspektin organizativ dhe digjital. Të tjerët s’kanë as parti, për fatin e tyre të keq s’paskan as lista reale të kongresit apo kuvendit si e quajnë ata. Ajo që na duhet është nevoja e një ri-organizimi të plotë në territor.

Përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht 100%, pa konservatorizma të kotë, në rrjet digjital është synimi ynë në këtë fazë organizative.

Përfshirja e partisë në vlerësimin e Deputetëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive, ishte një ushtrim shumë demokratik nga i cili u morën të dhëna të dobishme.

Cdo anëtar i Partisë Socialiste duhet të marrë njoftim në kohë reale për cdo vendim-marrje tonën, në Kuvend, në Qeveri apo këshilla bashkiakë.

Dhe anasjelltas, cdo anëtar partie duhet të ketë mundësinë të shprehet apo japë mendimin e vet on-line. Teknologjia është, partinë e kemi, e gjithë struktura duhet të ketë komunikim digjital.

Dhe mos harroni krahasimin e bëjmë me veten”-shkruan Balla.