Vendosni fjalën kyçe....

Kosova mbështetësja më e fortë e SHBA-ve në rajon, Shqipëria vjen e dyta (Infografika)


 

Kosova duket të jetë mbështetësja më e madhe e politikës së SHBA-ve, në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në një infografikë të realizuar nga Radio Europa e Lirë, bazuar në të dhënat e siguruara nga kompania analitike amerikane Gallup, rezulton se 62 përqind e kosovarëve e përkrahin politikën e SHBA-ve, përballë 20% që nuk e mbështesin fare atë.

Ndërkohë, përkrahja e politikës amerikane në Shqipëri është 56 përqind.

Më pas vjen Maqedonia e Veriut është 38 përqind të qytetarëve që e mbështesin politikën amerikane, Bosnjë dhe Hercegovina me 28 përqind dhe Mali i Zi me 23 përqind.

Ajo që vihet re është përkrahja tejet e ulët e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Serbi. Këtu prirjet negative ndaj politikës amerikane janë 47% përballë vetëm një pjese 20% që e mbështesin atë.