Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me burg për kundërshtim të policëve, arrestohet 45-vjeçari i kërkuar në Tropojë


Një 45-vjeçar është arrestuar në Tropojë, pasi akuzohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Në një njoftim të Policisë së Tropojës, bëhet me dije se 45-vjeçarin Isa Mulgeci u ndalua sepse Gjykata e ka dënuar atë me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.