Vendosni fjalën kyçe....

Johnny Depp viziton Beogradin, Vuçiç: Gratë e zyrës sime nuk kishin punuar kurrë me aq përkushtim në 10 vitet e fundit


Aktori hollivudian, Johnny Depp, ka vizituar para dy ditësh Beogradin, ku është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit nuk është ndalur me postime në rrjetet sociale, dedikuar takimit të tij me Depp.

Aktori amerikan ndodhej në Serbi për të promovuar një serial të animuar, “Puffins”, i cili është prodhuar në Serbi nga një kompani italiane, me mbështetjen edhe të Ministrisë serbe të Kulturës.

Vuçic shkruan në një postim se ka marrë një dhuratë nga Depp, ndërsa bën shaka se këtë radhë gratë në zyrën e tij kanë punuar me më shumë zell dhe përkushtim se kurrë, madje edhe jashtë orarit.

“I nderuar nga ardhja e Johny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës atij për dhuratën e mrekullueshme, Johnny Puff – Silent Sparroë, që mora. Megjithatë, përshtypja ime kryesore është se nuk kam parë kurrë një zell dhe përkushtim të tillë të të gjitha zonjave në zyrën time në dhjetë vitet e fundit, sepse të gjitha kanë punuar jashtë orarit, janë përshtatur si kurrë më parë dhe jam i sigurt se kjo është vetëm për shkakun tim dhe në asnjë mënyrë për shkak të Johnny Depp”– shkruan Vuçiç.

Në një postim tjetër, Vuçiç e falenderon aktorin amerikan: “Faleminderit Johnny i dashur për gjithçka që bëni për promovimin e Serbisë!”

Pas takimit me presidentin serb, Depp përshëndeti fansat e tij të shumtë dhe firmosi edhe autografe për ta.

Seriali i animuar me 168 episode tregon historinë e 4 zogjve të vegjël që ndeshen me një lopë deti.