Vendosni fjalën kyçe....

Vasili akuzon PS-në: Po përdor dy standarde, për programin e qeverisë qëndruam 18 orë në sallë


Deputeti i LSI-së, Vasili, akuzoi deputetët e shumicës se po e përdorin politikisht pandeminë për t’i mbyllur gojën opozitës.

Gjatë fjalës së tij ai tha se deputetët e PS-së po përdorin dy standarde në qëndrimet e tyre.

“Po zbatoni dy standarde. Kur u diskutua për programin e qeverisë kemi qëndruar këtu 18 orë. Mos e përdorni pandeminë për arsye politike siç keni bërë deri tani. Analogjitë me parlamentet e tjera nuk janë të vërteta. Sepse atje zbatohen të gjitha rregullat që nga distanca mes deputetëve e të tjera rregulla. Ndërsa këtu nuk ka asnjë respektim kështu që ju po e përdorni këtë gjë në mënyrë politike.”