Vendosni fjalën kyçe....

Infektohen me Covid 8 nxënës në Libohovë, mbyllet klasa


Tetë nxënës të klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare  “Avni Rustemi” janë infektuar me Covid-10 në Bashkinë e Libohovës.

Kjo ka bërë që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër të mbyllë të gjithë klasën e pestë.

Duke qenë se numri është i lartë nxënësit e tjerë janë karantinuar si masë për mos përhapjen e mëtejshme.

Në Gjirokastër gjithashtu janë mbyllur dy zyra, ajo e ADISA-s dhe e Kadastrës për shkak se ka punonjës të prekur me Covid-19.