Vendosni fjalën kyçe....

Evakuohen mbi 200 sportistë nga Afganistani, do strehohen në Shqipëri dhe Katar


Grupi i dytë prej 57 refugjatësh është evakuar nga Afganistani të cilët kanë qenë futbollistë apo basketbolliste përbërë kryesisht nga gra dhe fëmijë, lajmëroi Presidenti i FIFA-s.

Javën e kaluar FIFA tha se kishte punuar me qeverinë e Katarit për të evakuuar pothuajse 100 futbollistë dhe familjet e tyre nga Afganistani. 57 individët në grupin e dytë u dërguan gjithashtu në Katar me një fluturim çarter, raporton Jerusalem Post.

Në fillim të këtij muaji, FIFA kishte ndihmuar gjithashtu në evakuimin e 165 refugjatëve  të organizatës së çiklizmit UCI në Shqipëri.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta si për Amirin e Katarit, ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, që na ndihmuan në këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana sfiduese”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.