Vendosni fjalën kyçe....

Dash Shehi: Berisha nuk është mirë, nuk të bën populli tre herë nuse


Deputeti Dashamir Shehi në emisionin “Frontline” komentoi “Foltoren” e Sali Berishës.

Shehi tha se Berisha nuk mund të drejtojë më dhe është i mendimit se ai nuk është mirë me veprimet që ka ndërmarë.

Unë nuk gjykoj se z. Berisha mund të drejtojë më. Mendimi im, ato te salla e Berishës mund të thonë ky nuk është mirë. Historia politike, një herë, dy herë…Po tre herë nuk të bën populli nuse. Besoj që edhe z. Berisha e ka në mendje këtë punë.

Nuk shikoj ndonjë ide të re. Një pjesë e njerëzve të PD me Berishën mbrojnë territoret e veta, investimin e vet politik, të kaluarën e vet politike. Ideja e fraksioneve është pozitive. Unë kam qenë nga të vjetrit që kam dashur të bëj korrent

Për sa kohë që debati degjeneron “unë kam letër të Amerikës”, “ti je tradhtari i ri, unë babloku i vjetër”, unë gjykoj që pjesa më e mirë e opozitës nuk duhet të afrohen.  Propozimin tim do vazhdoj ta bëj, për të mundur z. Rama dhe këtë oligarki duhet një hark politik më i madh se sa PD-ja”-tha Dashamir Shehi.