Vendosni fjalën kyçe....

Shahini publikon videon: Mbajtja e maskës në shkollë është detyrim


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka postuar një video sensibilizuese në llogarinë e saj në Facebook, mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.
Në videon në fjalë, shfaqen 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkolla.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Servete Maçi’ në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini krahas videos.

Një nga nxënësit thotë se maska është “nona fare e virusi as që guxon të kalojë”, e dikush tjetër e konsideron trend.

Më herët edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bëri apel nxënësve që të zbatojnë masat kundër Covid-19, kur të nisin mësimin.

“Gati për shkollë, të sigurt. Të ruash distancën është thelbësore për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve për të kufizuar përhapjen e COVID-19.”, shkruan Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *