Vendosni fjalën kyçe....

Basha në konferencë për shtyp: Para 3 minutash depozituam në Kuvend 3 amendamentet kushtetuese


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se vetëm pak minuta më parë janë depozituar zyrtarisht në Kuvend, tre amendamentet kushtetuese të propozuara nga demokratët.

“Për të njoftuar pikë së pari se para disa minutash Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme produkt i 8 viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë dhe institucionin e votës së lirë.

Ashtu siç ju kam informuar në nisje të këtij procesi, këto 3 çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me: Reformën Zgjedhore, përfshirë me gjithë aspektet e saj, çështje të sistemit, të garancive që do u jepen shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë përsëri arenë për lukunitë e krimit të organizuar dhe shtetit për të trysnuar qytetarët dhe asnjë fushë veprimi për sigurimine  ri të shtetit, patronazhistët e PS-së të cilët sëbashku me kryetarin e tyre i pret belaja; për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza, që është kthimi i Shqipërisë në shina.

Lënia e pushtetit nuk është dramë. Amendamentet kushtetuese kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt punën, me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë,

Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët. Në këtë kuadër propozimi ynë është i qartë. Në Kushtetutë ekzistojnë ende komunat, akoma ka një vullnet që e kam prekur në çdo tur, për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se me këtë ndarje kanë asgjësuar çdo shërbim, nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urban dhe rurale, pak rëndësi ka nëse do quhen bashki dhe komuna, rëndësi ka që vendori t’i shërbejë qytetarëve. Propozimi i tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. Koncepti i 2018 për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor.

Një nga pyetjet që nuk i jemi përgjigjur dot në 2018, wshtw se kush do e bëjë vetingun e politikanëve. Përgjigjja jonë wshtë sot e definuar në propozimin kushtetues, ia kalon këtë detyrë një institucioni të ngritur tashmë, funksionimi i të cilit është ende në provë, dhe kjo është SPAK në tërësinë e saj.– tha Basha.