Vendosni fjalën kyçe....

Punimet në Unazën e Re, ARrSh devijon trafikun e makinave


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim publik për devijimin e trafikut në Unazën e Re për shkak të punimeve që kryhen për të.

Vendi ku aktualisht ndahen rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht, automjetet që kanë destinacion zonën e pallateve do devijojnë djathtas në rrugën paralele me të cilën janë lidhur rrugicat ekzisutese “Mikel Maruli”, Aleksandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni.

Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”-njofton ARrSh.