Vendosni fjalën kyçe....

“Thirra disa herë, s’u përgjigj njeri” – Zbardhet dëshmia e recepsionistit që gjeti të pajetë 4 turistët rusë në sauna


Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli.

Mësohet se turistët kishin mbërritur në hotel vetëm një orë përpara ngjarjes. Sipas “Balkanweb”, të 4 personat kishin lidhje familjare me njëri tjetrin, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

Ka qenë një prej recepsionistëve të hotelit ai që ka parë skenën. Ai ka treguar në dëshminë e tij para policisë, se ka qenë rreth orës 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës dhe u ka thirrur disa herë dy çifteve ruse, për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë.
“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar.”- kështu ka deklaruar punonjësi i hotelit, sipas “Balkanweb”.

Lajmi i rëndë është pasqyruar dhe në mediet ruse, të cilat kanë zbuluar edhe identitetet e viktimave.