Vendosni fjalën kyçe....

Izolohet shkolla në SHBA pasi nxënësja kundërshton mbajtjen e maskës, më pas e arrestojnë dhe gjobisin me 500 dollarë


Një vajzë 16-vjeçare e shkollës së mesme u arrestua dhe e gjithë shkolla e saj u mbyll, pas kundërshtimit të saj për të mbajtur një maskë për fytyrën. Arrestimi i saj shkaktoi zemërim te konservatorët të cilët e kanë quajtur këtë si shkelje të të drejtave të njeriut.

Pamjet video të kapura treguan se 16-vjeçarja Grace Smith u mor nga zyrtarët e shkollës dhe një oficer policie kur ajo doli nga dyert e shkollës së mesme Laramie në Wyoming. Smith ishte pezulluar dy herë më parë për kundërshtimin e mbajtjes së maskës së fytyrës.

Ajo u ndëshkua me 500 dollarë gjobë nga një oficer policie, pastaj u prangos dhe u arrestua kur ajo refuzoi të linte vullnetarisht shkollën. Ndërsa Smith refuzoi të largohej, një njoftim nga altoparlanti i informoi nxënësit se ‘jemi në izolim, ju lutemi qëndroni në dhomat tuaja’.

Oficeri i arrestimit mund të dëgjohet duke i thënë adoleshentes se bllokimi është faji i saj, por adoleshentja refuzoi të largohej nga ndërtesa derisa e morën me pranga.

Andy Smith, babai i Grace, u tha mediave lokale se familja ka marrë një avokat për të luftuar për të drejtat e saj.