Vendosni fjalën kyçe....

Cikalleshi humbet sfidën ndaj Polonisë, shkak Covid-19


Kombëtarja “kuq e zi” do të luajë nesër ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë në “Air Albania Stadium” në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Por një ndër lojtarët kryesorë në këto eliminatore nuk do jetë i disponueshëm Sokol Cikalleshi i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ka qenë vetë Cikalleshi i cili ka lajmëruar se nuk do jetë pjesë e sfidës

“Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush”, shkroi Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.

Kombëtarja ndodhet në vendin e dytë në eliminatore në grupin I.