Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 77-vjeçari në Divjakë


Një person ka humbur jeën pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë.

Viktimë nga përplasja ka mbetur një këmbësor 77-vjeçar me iniciale I.Sh. ndërsa autori i dyshuar i aksidentit është drejtuesi i mjetit Sh.D. 53-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çermë e Sipërme.

I moshuari u dërgua me shpejtësi në spital po nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ku po pyetet mbi rrethanat e aksidentit.