Vendosni fjalën kyçe....

U plagos me armë zjari në Shkodër, 24-vjeçari kushëri i një nga të akuzuarve për vrasjen e Ridvan Ramazanit


24 vjeçari, Isak Mehmedaj, nga fshati Mushan i Shkodrës u plagos mëngjesin e sotëm me armë zjarri dhe nodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mehmedaj është kushëri i Hydajet Mehmedaj, i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020, i cilësuar si i “forti i Shkodrës”.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Sipas policisë, Mehmedaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hyseni (Ramazani), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Ndërkohë 24-vjeçari i plagosur sot po merret në pyetje nga policia për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.