Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Kriza energjitike jo fatkeqësi natyrore po rezultat i abuzimit me pushtetin, opozita të ngrejë popullin


Analisti Fatos Lubonja ka thënë se opozita duhet të ngrejë popullin për të zgjidhur problemet me të cialat përballet vendi.

Në një lidhje me News24, ai theksoi se kriza energjitike nuk është fatkeqësi natyrore por rezultat i abuzimeve të mëdha me pushtetin.

“Nëse do të nisemi nga fjala krizë, ajo ka dy kuptime, ku përfshihet edhe zgjidhja. Pse e them? E them sepse kjo është vërtetë një krizë, por a jemi përqendruar ne në këtë krizë për të gjetur zgjidhje afatgjatë? Unë mendoj që është rasti për t’u thelluar. Kjo që ne e quajmë krizë, nuk është një fatkeqësi natyrore, si tërmeti apo pandemia, por është rezultati i abuzimeve të mëdha me pushtetin. Gjithçka duhet parë në këtë fokus. Ne kemi prodhuar energji dhe gati mjaftueshëm për të harxhuar për këtë vit, por ne e kemi shitur 21 herë më lirë ose e kemi blerë 21 herë me shtrenjtë, se atë që kemi shitur. Unë besoj më shumë opozitën këtu se sa Edi Ramën, ashtu sikurse besoj atë tjetrën që 30 % e karburanteve që na shitet me atë çmim futet kontrabandë. Opozita duhet të ngrejë popullin për të zgjidhur këto probleme.”