Vendosni fjalën kyçe....

Pano Soko: Po rrisin çmimet të mbulojnë vjedhjet, e mbajnë popullin të varfër se ndryshe s’e kontrollojnë dot më


Pano Soko i “Nismës Thurje” ishte në protestën e sotme përpara kryeministrisë, ku ka deklaruaar se çmimi i energjisë elektrike rritet me qëllim për të mbuluar vjedhjet qeveritarët.

Ai theksoi se askush nga politikanët në qeveri, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, nuk e vrasin fare mendjen për rritjen e çmimeve pasi vetë nuk kanë vajtur ndonjëherë në dyqan.

Soko tha se qeveritarët e mbajnë popullin të varfër, me qëllim që ta kontrollojnë sepse në të kundërt nuk e kontrollojnë dot.

“Unë do flas pak se të flasësh shumë nuk është se bën diferencë. Dëgjoni, nuk e bëjnë sepse s’munden, nuk po rrisin çmimet sepse s’kanë mundësinë ti mbajnë poshtë sepse është tregu siç thonë.

Jo mor jo, e bëjnë sepse duan të vjedhin, e rrisin çmimin e energjisë për të mbuluar vjedhjet. Dhe ky është realiteti. Çdo gjë që flasin, që dëgjoni nëpër banaqet televizive, jo po tregu, jo po kriza. Janë të gjitha sajesa. E bëjnë për të mbuluar vjedhjet e tyre, mos e harroni këtë. Sa herë që dëgjoni gjëra të tjera, janë gënjeshtra, janë mbulesa.

Ata duhet ta rrisin çmimin e energjisë sepse humbjet janë katastrofike dhe si do i mbulojnë ata? Me lekë. Po ku do i gjejnë lekët? Do na i marrin ne.

Këtë kanë bërë gjithmonë dhe këtë do vazhdojnë të bëjnë.

Ju mendoni se këta e vrasin mendjen shumë për çmimet?! Ju mendoni se e vrasin mendjen se u rrit vaji me 1 mijë e 500 lekë?  Apo se apo vajti domatja me 1 mijë e 500?! Ata s’e vrasin mendjen fare.

As kanë vajtur ndonjëherë në dyqan. Kush ble në dyqan?

Ky?! Ky ka qëkur ka ardhur, ka qenë ministër, ka qenë kryetar bashkie, ka qenë kryetar i opozitës, sot është kryeministër. Kur ka vajtur ndonjëherë në dyqan ky për të parë çmimet?! Asnjëherë!

E gjitha bëhet për t’i hedhur hi syve njerëzve, për t’i mbajtur njerezit të varfër sepse kështu i kontrollojnë. Po u bëtë ju të pasur atëhere nuk ju kontrollojnë dot më. Prandaj po ju mbajnë të varfër. Kjo është.

Prandaj duhet të bëhemi bashkë përballë kësaj, përballë këtyre, përballë këtij. Bashkë për të treguar se këtu është limiti. Nuk kalon përtej kësaj.” – tha Soko.