Vendosni fjalën kyçe....

Vijon prishja e objekteve në bregdet, tensione në Jalë (Video)


Me tensione është shoqëruar operacioni i IKMT-së për prishjen e disa objekteve në Jalë, Himarë.

Banorët janë ankuar se nuk janë lajmëruar për prishjet e pronave të tyre ndërsa u kanë kërkuar punonjësve të IKMT-së që të paraqesin vendimin për prishjen e pronave.

Prishja e objekteve në bregdetin e vendit është pjesë e operacionit ‘Bregdeti ynë’ të nisur nga qeveria në fillim të këtij viti. Nga veriu i vendit, operacioni ka kaluar në jug të tij.

Deri tani janë prishur qindra objekte, të cilat sipas qeverisë janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

*Video Credit: Syri