Vendosni fjalën kyçe....

Teknologjia me rrexe X zbulon letrat e dashurisë që Marie Antoinette i shkroi të dashurit të saj suedez


Shkencëtarët kanë hedhur dritë të re mbi letrat sekrete midis mbretëreshës franceze të dënuar, Marie Antoinette dhe dashnorit të saj të përfolur prej kohësh, pasi zbuluan me sukses pjesë të korrespondencës së tyre 230-vjeçare, përmes përdorimit të teknologjisë së rrezeve X.

Historianët kanë punuar me zell për shekuj për të deshifruar letrat e mbijetuara nga lidhja klandestine e dashurisë së Antoinette me kontin suedez Axel von Fersen. Falë një ekipi shkencëtarësh, misteri që qëndron pas letrave sekrete është zgjidhur.

Shkencëtarët dhanë hollësi për atë që zbuluan në një studim të botuar të premten, se ata kanë deshifruar përmbajtjen e një letre duke përdorur spektroskopinë e fluoreshencës me rreze X, një teknikë analitike që, ndër përfitimet e tjera, mund të përdoret për të zbuluar kiminë e bojës shumë të vjetër pa dëmtuar një dokument.

Kjo metodë ndihmoi në zbulimin e asaj që ishte shkruar nën rreshtat e censuruar të veshur me kalimin e  kohës, të shkruara me bojë hekuri.

Përmbajtja e pacensuruar e letrave thuhet se tregon thellësinë e dashurisë së Antoinette për mikun e saj të ngushtë gjatë kohës së trazirave të mëdha.

Por edhe më befasuese brenda gjetjeve ishte zbulimi nga shkencëtarët se personi misterioz i letrës së mbretëreshës nuk ishte tjetër veçse Ferseni i saj i dashur.

Letrat zbuluan më tej shfaqje sentimentale të dashurisë midis mbretëreshës franceze dhe kontit suedez, me fjalë të tilla si “i dashur”, “mik i butë”, “adhuro” dhe “çmendurisht”.

“Shumë qartë, Marie Antoinette ka një dashuri shumë të thellë për von Fersen, i cili në këtë fazë të ekzistencës së saj është një nga shtyllat e dashurisë së saj”, tha Catriona Seth, një profesoreshë e letërsisë franceze në Kolegjin e Oksfordit, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

E ekzekutuar në 1793 në prag të Revolucionit Francez, Antoinette shkroi shumë letra në jetën e saj, dhe këto dokumente të diskutueshme thuhet se kanë kapur disa nga momentet më ekstreme të jetës së saj.

“Ajo ishte në arrest shtëpie, ajo kishte frikë për jetën e saj, mund të vritej.” – tha Seth.

“Ajo po shkruan me këtë vetëdije për fatin e saj.” – shtoi ajo.

Letrat kishin mbetur në kujdestarinë e familjes së kontit deri në vitin 1877, kur ato u nxorrën publikisht nga nipi i von Fersenit. Vite më vonë, letrat u morën nga Arkivat Kombëtare të Francës.