Vendosni fjalën kyçe....

Ky 96-vjeçar është më i vjetri që merr një diplomë në Mbretërinë e Bashkuar (FOTO)


Një pensionist është bërë i diplomuari më i vjetër në universitet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në fillimin të këtij viti arriti të merrte një diplomë në moshën 96 vjeçare.

Siç shkruan “Daily Mail”, Archie White mori një diplomë bachelor në Artin e Bukur nga Kolegji East Sussex në Hastings në fillim të këtij viti.

White lindi në vitin 1925 kur mbreti George V ishte ende në fron. Piktori amator, i cili punoi si avokat deri në moshën 92-vjeçare, u regjistrua në kurs në vitin 2018 për të njohur më mirë veten me kryeveprat e artistëve të mëdhenj.

Ai u frymëzua për të marrë diplomën, pasi një mik i tij i ngushtë kishte studiuar në kolegj vitin e kaluar.

Që atëherë ai ka mësuar aftësi të reja në qeramikë, metodat tradicionale të fotografisë dhe bazat e Photoshop-it gjatë kohës së tij duke studiuar për diplomën.

Archie ishte 96 vjeç 56 ditë në kohën e dorëzimit të punës së tij të fundit të diplomimit. Sipas llogarive, i bie të jetë 144 ditë më i ri se i diplomuari më i vjetër në botë.

Rekordin botëror e mban Shigemi Hirata nga Japonia, i cili ishte 96 vjeç dhe 200 ditësh në kohën e mbarimit të diplomës.