Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron reciprocitet ndaj Serbisë edhe në fusha të tjera


Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se reciprocitetin ndaj Serbisë do ta aplikojnë edhe në fusha të tjera, përveç targave të automjeteve.

Sipas partisë së kryeministrit Albin Kurtit, reciprociteti do të jetë qasja kryesore se si Kosova do t’i trajtojë marrëdhëniet me Serbinë. 

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes Artan Abrashi, ka deklaruar për “Kosova Press” se fillimisht do të bëjnë bilancin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, pastaj të gjitha barrierat dhe pengesat që Serbia i bën Kosovës, të njëjtat do t’i përdorë edhe Kosova.

“Reciprociteti do të jetë qasja kryesore se si Kosova do t’i trajtojë marrëdhëniet me Serbinë…Ne fillimisht duhet ta bëjmë një bilancë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel, do të shohim cilat marrëveshje po zbatohen, cilat janë barrierat dhe pengesat të cilës do formë që Serbia i ka ndaj Kosovës, qofshin ato barriera tarifore apo politike. Në të njëjtën monedhë pastaj Republika e Kosovës do t’i aplikojë ndaj Serbisë. Në rastet kur shohim se ka ndryshim të qasjes atëherë kjo do të reflektojë edhe nga ana jonë. Reciprociteti është qasja e vetme dhe duhur që ne do të ballafaqohemi me Serbinë.”- ka deklaruar Abrashi.