Vendosni fjalën kyçe....

Man.United ngec në shtëpi, barazon me Everton


Pas humbjes javën e kaluar, Manchester United ka gabuar sërish në Premierligë. Djajtë e Kuq barazuan 1-1 me Evertonin në Old Trafford, sfidë e vlefshme për javën e shtatë.

Anthony Martial arriti ti kalojë në epërsi Djajtë e Kuq duke e mbyllur me rezultatin 1-0 pjesën e parë.

Townsend barazoi shifrat për Everton duke shënuar për 1-1 ne minutën e 65-të.

United aktualisht është në vendin e dytë tashmë me 14 pikë, rrezikon të bjerë edhe me poshtë nëse City e Chelsea i fitojnë sfidat e tyre.