Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi bën bilancin: Në vend vetëm pak vatra zjarri ende të pashuara


Ministri i Mbrojtjes ka bërë bilancin e fundit për sa u përket zjarreve në vend.

Peleshi shkruan se në vend kanë mbetur vetëm pak vatra zjarri ende të pashuara ndërsa njofton se flakët janë vënë nën kontroll në Karaburun e Dukat.

Po kështu ministri thotë se zjarret në Mirditë janë shuar ndërsa në Patalej të Lezhës e majën e Rrunës në Kukës situata është nën kontroll e po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

“Në të gjithë vendin kanë mbetur pak vatra zjarri ende të pashuara, ndërsa tashmë është fituar beteja në Karaburun e Dukat. Të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.

Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Por situata është nën kontroll.

Në Majën e Rrunës, në njësinë administrative Malzi të Kukësit situata është nën kontroll. Po punohet për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla.

Është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll.” – shkruan Peleshi në Facebook.