Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e vdekur një grua në kuzhinën e një lokali në Prishtinë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në kuzhinën e një lokal.

Rasti është cilësuar si ‘Vdekje në rrethana të dyshuara’.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2021 – 08:14. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë  në vendin e ngjarjes, ku dhe është  konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”- thuhet në njoftimin e Policisë.