Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje kalimtarin në aksin Tiranë-Elbasan


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Tiranë-Elbasan.

Mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur një shtetas që për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi: Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.