Vendosni fjalën kyçe....

Britania do angazhojë ushtrinë në krizën e furnizimit të karburanteve


Britania e Madhe do të angazhojë ushtrinë me qëllim që të ndihmojnë në dërgim të karburanteve nëpër stacione të naftës dhe të ndihmojnë në zbutje të krizës, që ka ardhur si mungesë e shoferëve.

Qeveria britanike ka thënë të premten se shumë stacione të naftës kanë qenë të zbrazura më 1 tetor, si pasojë e një jave kaotike.

Ministrat britanikë kanë insistuar disa herë gjatë javës se kriza ka kaluar, mirëpo shitësit në më shumë se 2,000 pika të shitjes, kanë thënë se kanë mbetur pa karburante dhe disa prej pikave janë mbyllur.

Qeveria ka thënë se personeli ushtarak është duke kryer trajnimet e nevojshme për ta zbutur krizën.

Disa shoferë kamionësh kanë thënë se do të refuzojnë vizat sepse afati kohor nuk është mjaftueshëm i gjatë.

Të premten, Qeveria ka ndryshuar planet, duke prezantuar një skemë, e cila do t’ua mundësojë 300 shoferëve të cisternave që të shkojnë në Britani të Madhe përkohësisht.

Ata do të mund të punojnë në këtë shtet deri në mars të vitit 2022. Pjesa tjetër do të arrijë në fund të tetorit dhe në shkurt të vitit të ardhshëm.