Vendosni fjalën kyçe....

Rama zotohet nga Abu Dhabi: Brenda dekadës Shqipëria bëhet eksportuese neto e prodhimit të energjisë


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës të mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi deklaroi se duhet bashkëpunimi përtej kufijve pasi problemet me të cilat po përballet bota sot janë të ndërlidhura.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

“Shqipëria bëson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë”-deklaroi Rama.

Aktualisht Shqipëria mbështet sigurimin e energjisë te hidrocentralet dhe importi kryesisht gjatë stinës pa reshje.

Këtë vit madje OSSHEE ka kontraktuar blerjen me çmimin më të lartë të energjisë. Në ankandin për blerjen e energjisë për javën e parë të tetorit, OSHEE ka paguar 240 euro për megavat/orë.