Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Po luftoj kundër persekutimit politik nga radikalët e majtë të sëmurë e të çmendur


Ish-presidenti Donald Trump u tha mbështetësve të tij gjatë një mitingu se ai do vazhdojë luftën e tij kundër persekutimit të motivuar politikisht ndaj tij.

“Demokratët radikalë të majtë kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë për të më ndaluar mua, sepse ata e dinë që unë kurrë nuk do të jem besnik ndaj tyre, sepse do jem besnik vetëm ndaj jush dhe vendit tonë.” – tha Trump gjatë një mitingu ‘Save America’ në Youngstown. Ohio.

Ish-presidenti ishte në tubim për të mbështetur kandidatët republikanë në garat lokale, duke përfshirë J.D. Vance i cili po përballet me kandidatin demokrat Tim Ryan për zgjedhjet e senatit të shtetit.

“Për gjashtë vite rresht, ndaj meje është shpifur, jam ngacmuar, hetuar, perskekutuar si asnjë president tjetër, dhe ndoshta si askush në historinë amerikane.” – vazhdoi Trump.

“Megjithatë, gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe gjithçka për të cilën kemi luftuar është që thjesht, ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe.”

‘Make America Great Again’, ose MAGA, është slogani i Trump në fushatën e tij të suksesshme presidenciale 2016. Muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden akuzoi ‘Republikanët MAGA’ si ekstremistë gjatë një fjalimi në Philadelphia.

“Pavarësisht se çfarë do hedhë ndaj meje establishmenti ynë i sëmurë dhe i çmendur politik, pavarësisht se çfarë më bëjnë mua, unë do duroj mundimin dhe shtypjen e tyre dhe do e bëj me shumë dëshirë.” – tha Trump.

“Ata nuk do të më bëjnë kurrë të ndaloj së luftuari për ju, popullin amerikan, dhe unë kurrë nuk do heq dorë sepse fati i vendit tonë është në rrezik.” – vijoi Trump.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme afatmesme, Trump parashikoi se republikanët do të marrin përsëri Kongresin e Senatin.

“Dhe në vitin 2024, më e rëndësishmja, ne do të marrim përsëri Shtëpinë tonë të Bardhë madhështore.” – tha ai.