Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia


Arben Vitia është dorëhequr si ministër i Shëndetësisë në Kosovë, pasi garon për kryebashkiak të Prishtinës.

Vendin e tij e ka marrë zv.ministrja Dafina Gexha.

Vitia tha se është i lumtur që para largimit të tij, vendi ka vënë nën kontroll valën e katërt të Covid-19, llojit Delta.

“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë që më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do jem mirënjohës. Jam thellë i prekur nga solidariteti dhe përpjekja për të ndjekur udhëzimet nga qytetarë që treguan mirëkuptim dhe kulturë duke mbrojtur shëndetin publik. Po ia transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë, dhe në nivelin politik zvministres Dafina Gexha. Jam i lumtur që para jush duke u bazuar mbi raportime të Institutit them se vala e katërt nga varianti delta për momentin është vënë nën kontroll. Duke ditur që varianti ka qenë ndër më të transmetueshmit, akoma nuk mund të flasim për relaksim. Vala delta si më e rënda ka shkaktuar pasoja të rënda në botë. Kosova ditëve të fundit është bë me numrin më të ulët të infektuarve në rajon. Sot jemi ndër 5 shtetet me më së paku raste të reja në Evropë.”