Vendosni fjalën kyçe....

Basha vijon takimet në Zall-Herr: Mungesa e mbështetjes për bujqësinë ka sjellë vështirësi të shumta


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdoi takimet e ditës së sotme me banorët e zonës të Zall Herrit të Tiranës, ku dëgjoi prej tyre problematikat me të cilat ata përballen çdo ditë.

Basha shkruan se ata përballen sot me vështirësi të shumta që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj.

Ai shton se fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin

 

Statusi:

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë të Zall Herrit në Tiranë. Ata përballen sot me vështirësi të shumta që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj.

Edhe fondet që akordonte BE për bujqësinë u pezulluan sepse babëzia e kësaj qeverie, nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin”