Vendosni fjalën kyçe....

YouTube rrezikon bllokimin në Rusi nëse nuk zhbllokon kanalet në gjuhën gjermane të RT


Zyrtarët në Moskë i kanë dhënë një ultimatum kompanisë mëmë të YouTube, Google, duke thënë se faqja e transmetimit të videove mund të përballet me kufizime, pasi hoqi dy kanale të drejtuara nga shërbimi në gjuhën gjermane të RT.

Në deklaratën e lëshuar të mërkurën në mëngjes, rregullatori kombëtar i medias i vendit, Roskomnadzor, tha se ‘kërkon heqjen e të gjitha kufizimeve nga kanalet e YouTube RT DE dhe Der Fehlende Part (DFP), të drejtuara nga gazeta RT, sa më shpejt të jetë e mundur’.

Sipas autoriteteve, moszbatimi i kësaj do ishte një shkelje e ligjit rus dhe mund të përballet me një paralajmërim zyrtar.

“Në rast se pronari i platformës nuk i përgjigjet paralajmërimit, legjislacioni na lejon të marrim masa duke përfshirë bllokimin plotësisht ose pjesërisht të kompanisë,” shtoi Roskomnadzor.

Të martën, Ministria e Jashtme e Rusisë kritikoi Youtube e Google për heqjen e dy kanaleve si ‘një akt agresioni të paparë informacioni’ dhe një ‘manifestim i dukshëm i censurës dhe shtypjes së lirisë së shprehjes’. Sipas diplomatëve, YouTube veproi me ‘pëlqimin e dukshëm’ e autoriteteve gjermane.