Vendosni fjalën kyçe....

‘Pa zgjedhje të lira s’ka negociata me BE-në, Rama të tregohet i pjekur e i përgjegjshëm’ – Meta


Presidenti Meta theksoi në konferencës për shtyp se nëse nuk zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme, nuk do ketë çelje negociatash me Bashkimin Europian.

Kreu i Shtetit i bëri thirrje kryeministrit Rama që të tregojë pjekuri e përgjegjshmëri.

‘Ne kemi zero pikë zero negociatat me BE-në. Është e sigurtë 101% që nëse nuk do ketë zgjedhje të lira, të ndershme e kushtetuese nuk ka çelje negociatash. Kryeminstri të tregojë pjekuri e përgjegjshmëri. Nuk i kërkoj dorëheqjen pse këtë e kërkon opozita por të respektojë 13 tetorin e të mundësojë klimën dhe kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.’ – tha Meta.

Kreu i shtetit parashtroi edhe mënyrën për zgjidhjen e krizës së thellë që ka prekur vendin. Meta tha në fjalën e tij se të gjithë aktorët politikë duhet të reflektojnë për këtë gjë.

‘Hapi i parë për zgjidhjen e krizës është respektimi i 13 tetorit si datë zgjedhore.

Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk mund të vijojmë të fshihemi. I ftoj të gjithë të reflektojnë. Ndryshe do më detyrojnë të ftoj mediat botërore e t’i ftoj të shkojmë të çojmë një buqetë më lule te varri i Ramiz Alisë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykojë dekretin e presidentit për 30 qershorin pasi ai ka ikur, por mund të interpretojë këtë gjë lidhur me zgjedhjet e ardhshme.’ – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *