Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: I kënaqur për arritjen e marrëveshjes me Kosovën


Presidenti i Serbisë ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e targave.

“Pala serbe e pranoi propozimin për kompromis me Kosovën, me qëllim çtensionimin e situatës në veri të Kosovës, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën personalisht jam shumë i kënaqur”, tha Vuçiq gjatë një vizite në Nish.

Sipas tij, marrëveshja i ka “anët e mira dhe të këqija”, por shtoi se për Serbinë “është e rëndësishme” që njësia speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga veriu i Kosovës dhe “ne të ruajmë paqen”.

Me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, serbët do t’i heqin bllokadat, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku, ndërsa në targa të të dyja palëve do të vendosen përkohësisht letra ngjitëse.

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.