Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me delegacionin e OHDIR-it: Raporti i tyre fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit, s’mund të bëhemi Bjellorusi


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediet, pas takimit me delegacionin e OSBE/OHDIR-it.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit. Ai përmendi vizitën e lideres së opozitës në Bjellorusi, duke e konsideruar ironike faktin që ajo sot po takohet me “Lukashenkon e Shqipërisë”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Ditë e ngarkuar sot? Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit të monitorimit, ndonëse ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, po kështu ndamë me të dhe bashkëpunëtorët e saj dakordësinë e plotë të raportit të OSBE-ODIHR. Ky raport fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill.

Rekomandimi i dytë thotë; shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës. Se njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika apo ndëshkimi nëse merret vesh nëse kanë votuar apo jo dhe kë kanë votuar. Nëse hiqet fjala Shqipëri nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos.

Për ironi mora vesh se një aktiviste nga Bjellorusia është në takim me Lukashenkon e Shqipërisë. Ironi e madhe! Ose ndoshta mund ta ndihmojë ta shikojë se si operon Lukashenkon e Shqipërisë nga afër, që të mundë Lukashenkon e Bjellorusisë.”- tha Basha. Megjithatë ai shtoi se: “Shqipëria nuk do të jetë dhe nuk do të bëhet Bjellorusi.”