Vendosni fjalën kyçe....

Ishin të parkuara, përfshihen nga flakët dy automjete në Elbasan


Foto ilustruese

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit. Zjarri është vënë ndaj mjeteve tip “Benz” gjatë kohës që ato kanë qenë të parkuara.

“Më datë 29.09.2021, rreth orës 04:40, në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan ka rënë zjarr në automjetet tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe tip ‘Benz’ në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.

Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.