Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet nxjerrin CDU/CSU e Laschet dhe SPD-në e Scholz kokë më kokë


Sondazhet nga zgjedhjet gjermane zbulojnë një garë kokë më kokë, me partinë konservatore CDU të kancelares në largim Angela Merkel dhe rivalët kryesorë socialdemokratë, SPD, që janë shumë pranë.

Tani sytë janë drejtuar te bisedimet e koalicionit. Një sondazh nga televizionim ARD tregon bashkimin e qendrës së djathtë CDU/CSU, të udhëhequr nga pasardhësi i Merkelit, kristiandemokrati Armin Laschet, i barabartë me 25% me Partinë Social Demokratike (SPD) të qendrës së majtë, të udhëhequr nga Olaf Scholz.

Megjithatë, një sondazh tjetër nga kanali televiziv ZDF e ka vendosur SPD në krye me 26%.

Gjermanët shkuan në votime të dielën për të vendosur mbi përbërjen e Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të vendit.

Rezultatet do të përcaktojnë se kush do e zëvendësojë Angela Merkelin e CDU-së si kancelare. Kjo e fundit është larguar nga pushteti pas 16 vitesh në drejtimin e vendit.