Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dakon është përplasur me Blendi Fevziun në “Opinion” për përgjimet pasi drejtuesi i emisionit i kërkonte llogari për telefonatat me Avdylajt.
Ai i është drejtuar Fevziut me fjalët se e kanë marrë në telefon dhe e kanë urdhëruar që të mos e trajtojë një temë të caktuar.
Por kjo është kundërshtuar fort nga Fevziu që i është përgjigjur
“Ska bythë asnjë që të më thotë mua që mos e nxirr atë temë’
Pjesë nga debati:
Dako: Edhe ty të marrin në telefon dhe të thonë mos nxirr këtë mos nxirr atë.
Fevziu: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm. Ai kërkon listat e
Dako: Të kanë marrë në telefon zyrtarë shteti..
Fevziu: Ti e krahason këtë me një kriminel që të kërkon listat e zgjedhësve. Të marrë një njeri të thotë më jep listat, është skandal. Thotë se është edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Kjo të duket normale ty.
Dako: Unë po flas për mediat.
Fevziu: Ka telefonata që thonë ma ke nxjerrë gabim. Nuk ndodh!