Vendosni fjalën kyçe....

10 humbje jete në vend, 664 raste të reja me Covid-19


Dhjetë pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e përgithshëm të tyre në 2629.

Nga 4875 testime ditore janë gjetur 664 persona të prekur nga Covid-19.

Qytetarët që kanë humbur jetën janë 4 nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora i moshës 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri i moshës 60 vjeç.

Në spitale po mjekohen 214 pacientë nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.