Vendosni fjalën kyçe....

SPAK “zbarkon” në zyrat e Kadastrës së Vlorës, një grua bërtet jashtë: “Institucioni më i degjeneruar” (VIDEO)


Këtë të premte SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës, pasi do të vijojë hetimin e disa prej dosjeve të tokave në bregdet.

Prokurorët tashmë janë aty dhe po kërkojnë për verifikim dosjet për zonat bregdetare.

Kjo Kadastër ka pasur probleme të mëparshme me drejtuesit për shkak të dorëheqjeve të njëpasnjëshme.

Një ndër çështjet që SPAK po heton në kadastrën e Vlorës është për të hetuar nëse ish prokurori i Sarandës Sali Hasa mund të ketë ose jo prona të regjistruara në hipotekën e Vlorës.

Gjatë aksionit të SPAK-ut, televizioni “Top Channel” ka filmuar një qytetare e cila thërret me të madhe jashtë portës me hekura, duke e konsideruar “institucionin më të korruptuar në vend”.

Zonja shprehet se ka 30 vite që endet dyerve të hipotekës për ndarjen e pasurisë mes 5 motrave dhe vëllait.

“Janë mykur, është mykur drejtësia në Shqipëri, hajde tani të dalin punonjësit, ky është institucioni më i korruptuar në këtë vend. Dosjet tona 30 vjet, ku janë! 30 vjet pjesëtim pasurie 5 motra me vëllanë e vet, do testament ajo, kështu ky është institucioni më i korruptuar, më i degjeneruar në gjithë Shqipërinë, kështu funksionon hipoteka.”- tha gruaja. Ajo vijon: “Se kërkoj të drejtëm time këtu më sjellin policinë, policinë, policinë, kush është policia, a nuk kam unë të drejtën si qytetare?!”

Sjellim ndërmend se në kadastrën e Vlorës në vetëm dy vite, janë ndërruar 14 drejtorë.