Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Të gatshëm për t’u ulur me PS-në për Reformën Territoriale


Duket se Reforma Territoriale është pika që mund të bashkojë shumicën socialiste dhe opozitën e udhëhequr nga Parti Demokratike në parlament.

Nënkryetari Enkelejd Alibeaj shprehet se do ishte i gatshëm të ulej në bisedime me shumicën për të ndryshuar Reformën Territoriale.

Alibeaj thotë në një intervistë për News 24 se me reformën aktuale bashkitë janë kthyer në depozita punësimesh dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim për qytetarët.

Bashkitë janë shndërruar në depozita punësimesh. Pushteti vendor i kthyer në reparte elektorale. Bashkitë aktuale asnjë shërbim qytetarëve.”-deklaroi Aliabeaj.

Edhe kryeministri Edi Rama disa ditë më parë u shpreh se Reforma Administrative ka nevojë për ndryshim dhe se është i mendimit që të zvogëlohet numri i Bashkive.