Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani takohet me Bill Clinton: President, faleminderit për gjithçka


Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ajo ka publikuar një foto nga takimi me Clinton, ku shprehet se Kosova është e bekuar me miqtë e saj.

 “Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë.”- shkroi Osmani.

Falenderimi që Osmani i bën Clinton-it, është për ndihmën dhe kontributin që ky i fundit ka dhënë në Kosovë.

Kujtojmë se me urdhër të Clintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, Slobodan Millosheviçin t’i jepte fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.