Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentet spektakolare në garën Rally të Rusisë, makinat fluturojnë në ajër si zogj (Video)


Raundi i fundit i Kampionatit Rally të Rusisë pa një seri incidentesh shqetësuese në të cilat të paktën dy ekuipazhe ishin me fat që shpëtuan nga vdekja pas dy aksidemtesh spektakolare me pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Përplasjet tronditëse me shpejtësi të lartë ndodhën gjatë fazës ‘Ekover-2021’ të mbajtur në Asbest, një qytet i quajtur sipas industrisë së tij të asbestit në Sverdlovsk Oblast në shpatet lindore të Maleve Ural.

Duke garuar për VRC-Team në makinën e tij Mitsubishi Evo Lancer IX, Pavel Kozlov u përplas në anën e pistës e më pas automjeti u rrotullua të paktën shtatë herë pasra se të ndalej.

Fatmirësisht, nuk pati raportime për lëndime në Kozlov ose bashkëshoferin, Yuri Kulikov.

Në një përplasje po aq spektakolare në të njëjtën garë, një Mitsubishi Lancer Evo VIII fluturoi me shpejtësi të madhe pasi kapi u përplas me anën e pistës. Përsëri, nuk ka raportime për lëndime të rënda.