Vendosni fjalën kyçe....

Mediet ngrenë dyshime mbi vendndodhjen e Llallës: Ka ikur jashtë Shqipërisë


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dyshohet të jetë larguar nga Shqipëria. Në disa medie, pasi Apeli i Posacëm dha sot vendimin për ish-kryeprokurorin doli lajmi se ai nuk ndodhet fare në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve nga policia, tha për “News 24” se Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit. E destinacioni i tij i parë, duke të jetë Turqia por nuk ka informacioni nëse ai është larguar nga atje

Megjithatë nuk ka të dhëna zyrtare për këtë.

Pak më herët në një dalje për mediet, avokati Sokol Hazizaj u mbyt në pyetje nga gazetarët lidhur me vendndodhjen e Llallës, por ai tha se di gjë për këtë.

Ai sqaroi vetëm që është në dijeni se Llalla ndodhet në regjim spitalor: “Nga informacioni që kam unë, ajo që thashë herën e parë. Di që është në regjim spitalor, kaq di.”

Në fund Hazizaj theksoi se me Llallën ka “komunikim vetëm për anën procedurale”.