Vendosni fjalën kyçe....

Nesër dita pa makina, akset që do bllokohen në Tiranë


Në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë më 22 shtator ditën pa makina.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar për akset që do ndalohet qarkullimi dhe ku do devijohet trafiku.

Ndalimi i makinave në disa akse rrugore kryesisht në qendër do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.