Vendosni fjalën kyçe....

“Mos të na ndodhë si atyre më të fuqishmëve që s’i morën masat në kohë” – Rama në ish-univeristetin që do bëhet spital


Kryeministri Rama ka vizituar mjediset e ish-universitetit privat “Kristal”, i cili do kthehet në shërbim të të prekurve nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë tha se sfida për qeverinë është bërja funksionale e tij brenda 30 ditësh. Spitali do shërbejë si qendër pritëse për të prekurit me Covid-19 që janë drejt shërimit.

‘Mbase nuk vjen nevoja por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo të papritur. Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët e infermierët. Procedurën mund ta bëjmë më të shpejtë se jemi në luftë. Të mos lejojmë të na ndodhin ato që u ndodhën të tjerëve, që janë shumë më fuqishëm e të mëdhenj se ne por nuk i morën masat në kohë.’ – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *