
Kreu i PD-së Berisha tha sot se kryeministrin Rama nuk e merr më veten nga kryengritja paqësore e opozitës.
Gjatë një takimi me mbështetësit e PD-së, kryedemokrati theksoi se qeveria Rama bazohen në korrupsion e lobim korruptiv.
“Qeverisja e Ramës bazohet në korrupsion, lobim korruptiv. Çdonjëri prej jush, çdo anëtar dhe mbështetës ftoj të kujtojë një deklaratë që u bë nga lubistët e Ramës. Pak vite më parë nuk janë diskutuar kurrë kërkesat e prokurorëve për heqje të imunitetit të ministrave dhe zv.kryeministrave dhe që as mund të diskutohen. Me kryengritjen tonë paqësore ne kemi damkosur Ramën dhe qeverinë e tij. Kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor. Faktuam se shqiptarët nuk kanë kulturë pengmarrjeje. Kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare, Rama nuk e merr më veten”, tha ai.