Vendosni fjalën kyçe....

Pesë humbje jete në vend, 849 raste të reja me koronavirus


Pesë persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç e një qytetar nga Durrësi 89 vjeç.

Nga 4679 testime të kryera janë gjetur 849 raste të reja. Në spitale po kurohen 216 pacientë nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.