Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Urime Kryeministrit në nisjen zyrtare të mandatit të tretë historik


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur formimin e qeverisë ditën e sotme.

Ambasadorja uron Kryeministrin në nisjen zyrtare duke e quajtur mandatin e tretë të Ramës “historik”.

Për diplomaten amerikane, vendi që ajo përfaqëson mezi pret të punojë me Shqipërinë për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Urime Kryeministrit në nisjen zyrtare të mandatit të tretë historik. SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!”-shkruan Yuri Kim.